Kryemadhi flet pas protestës: Kishte dyfish njerëz

Aktualitet Kryesore Politikë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi  e ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, ka komentuar edhe atë që që ndodhi sot gjatë protestës. Kryemadhi  u ndal te deklarata e saj, e bërë pak pas përfundimit të protestës nga selia e LSI-së. Kryemadhi theksoi mirënjohjen ndaj qytetarëve ndërsa protestën sot e vlerësoi me një numër dyfish pjesëmarrësish.

“Nuk është se mund të themi e lodhur, por gazi bën efektin e vet. Kur kam parasysh lodhjen por shumë takime të zhvilluara, nuk pyes shumë nga lodhja fizike. Kam një lloj si adrenalinë ku takimet me njerëzit më japin energji pozitive”, tha Kryemadhi.

Si do e vlerësonit protestësn  e ditës së sotme

Edhe në prononcimin që bëra nga selia, mirënjohje pa fund për qytetarët. Nuk përfaqësojmë forca politike por grupe njerëzish për të vetmet arsye se qytetarët janë të lodhur për situaën ku ndodhen. Dua ta përmbledh në një fjali se ky shtet ështëi kapur. Pavarësisht se situata që ka sjell kapja e shtetit ka sjellur në situtatën ku ndodhen institucionet shqiptare.  Dhe protesta e sotme ishte një sinjal shumë i mirë dhe unë nuk dua ta shoh thjesht si protestë. Dua të shikoj që gjatë kësaj periudhe një mujore njerëzit ishin dyfishi.

Share: