Protestë 48 orë/ Bulevardi plot me kamera

Kronikë Kryesore

Kryeministria është blinduar nga forcat e rendit por përveç numrit të madh të efektivëve që do e mbrojnë, dyert e Kryeministrisë janë salduar me llamarina.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”  mbrëmjen e kaluar si  dhe dyert e Kryeministrisë ashtu edhe streha në hyrjen nga Bulevardi janë salduar me llamarina për të mos u dëmtuar në rast të një sulmi nga protestuesit. Po kështu rreth e rreth Kryeministrisë është vendosur një rrethim.

Ndryshe nga hera e mëparshme kur policia refuzoi lejen me arsyetimin se rrezikoheshin institucione të sigurisë dhe jeta e deputetëve, këtë herë policia nuk e ka refuzuar dhe ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e saj.

Forcat e policisë janë vendosur në dy anët e Kryeministrisë si nga ana e Piramidës ashtu edhe nga Rogner. Makinat, blindat e autobotet janë në pjesën e prapme të Kryeministrisë.
E gjithë pjesa e lulishtes pranë Kryeministrisë është e rrethuar. Po kështu mësohet se në të gjitha shtyllat e ndriçimit në Bulevard janë vendosur kamera sigurie me rezolucion të lartë për të filmuar protestën dhe për të identifikuar ata që mund të kryejnë veprime të dhunshme. Protesta me sa duket do të ketë edhe fjalime, pasi në Bulevard po vendoset dhe podiumi.

Share: