‘Pa kuptim, pa motiv, të pamëshirshëm. E kam zemrën e copëtuar për të gjitha familjet e përfshira dhe për njerëzit e bukur në Zelandën e re, ne zemrën e të cilëve kjo dhimbje do të qëndrojë gjatë’.
Kështu ka shkruar aktori neozelandez Russel Crowe me një koment në Twitter në lidhje me atentatin kundër dy xhamive në Christchurch, në të cilën vdiqën 49 njerëz.
Ylli i Gladiator e ka mbyllur mesazhin e tij me shprehjen ‘Kia Kaha’ që në gjuhën maori do të thotë ‘qëndroni të fortë’.