‘Të ikë bashkë me brekushet’, Kryemadhi ‘rebelohet’ ndaj Ramës

Uncategorized

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka replikuar në distancë me kryeministrin Edi Rama, ku ky i fundit ka ironizuar me thirrjet që Kryemadhi ka bërë ndaj zotit për të ruajtur shqiptarët nga fenomeni i blerjes së votës.

Ajo pohoi nga Kamza se lutjet e saj  janë për shpagimin e mëkateve që bënë prindërit e Ramës në sistemin komunist, të cilët shkatërruan kisha dhe xhamia duke u bërë vendi i parë ateist në botë.

Teksa ftoi kamzalinjtë për protestën e 16 marsit, Kryemadhi tha se tani është koha që Edi Rama të largohet andej nga ka ardhur së bashku me ‘brekushet’ që mban veshur, duke shtuar se tubimi i nesërm do të jetë madhështor.

“Në Kamëz ka shumë njerëz që vijnë nga qytetet të ndryshëm dhe besime të ndryshme. Nuk ka lind burrë nënë sot që tua marrë burrë nënë këtë besim dhe këtë forcë.

Kam disa herë që nuk e dëgjoj, por më thonë se Edi Rama e ka problem se pse unë  besoj në zot. Po e vërtetë është. Unë besoj dy apo tre fish më shumë seç beson një besimtar, sepse dua që me lutjet e mia në zot të shpaguajë të gjitha mëkatet që bënë  prindërit e Edi Ramës duke shkatërruar kishat dhe xhamitë.  Do të lutem  në zot për të ngritur tek njerëzit. Do të lutemi në zot që të na shpëtojnë fëmijët nga droga, krimi, varfëria, injoranca dhe nga imtdimidimi i grupeve kriminale.

Do të lutemi në zot për flamurin kombëtar që të valëvitet krenar.  Laje gojën tënde të ndyrë që ke guxuar të ofendosh gratë dhe vajzat shqiptare. Nesër të gjithë ën shesh, për të ardhmen tonë, sepse shtëpia është shtëpia e djemve e vajzave tona. Ne do të ndërtojmë të ardhmen tonë këtu në Shqipëri. Nesër do të jetë një nga protestat që ka parë ndonjëherë Shqipëria. Le të ikë Edi Rama me brekushet e veta andej nga ka ardhur. Ne do ta bëjmë Shqipërinë evropiane, sepse  në zemrat tona ka dëshirë dhe dashamirësi për vendin”, tha Kryemadhi.

/Balkanweb

Share: