Stefan Cvajg, ky mjeshtër i fjalës

Reportazh / Profil Uncategorized

Ai i dha fund jetes bashke me gruan e tij te dyte, me 22 shkurt te vitit 1942, ne Brazil, ku dhe kishte emigruar, pasi ishte tronditur nga ardhja e nazizmit ne fuqi dhe nga fitoret e tij. Shkrimtari me fame boterore, lindi ne Vjene, ne vitin 1881. Ai studioi filozofi dhe histori letersie, ndersa ne vitin 1904 mbaroi doktoraten per filozofi dhe arte te bukura ne Universitetin e Vjenes. Cvajg shkroi novela dhe tregime, si edhe shume biografi te figurave te njohura te historise boterore, nder te cilat me e famshmja eshte biografia e Mary Stewart (Maria Stjuart), si edhe ajo e perandoreshes Mari Antuanete. Ato qe e bene te famshem ne mbare boten ishin novelat, te cilat me psikologjine e tyre depertojne vazhdimisht ne karaktere te shumta lexuesish.

Mjeshtri i fjales, Stefan Cvajg, eshte nje nga autoret me te kerkuar nga lexuesit shqiptare, gje qe ka detyruar shtepite botuese shqiptare, qe cdo vit te sjellin ne shqip veprat e tij. Pergjate pese viteve te fundit, ne stendat e librarive jane publikuar disa vepra te shkrimtarit me fame boterore, nder te cilat permenden “Bota e djeshme”, “Oret yje te njerezimit”, “Legjenda dhe portrete” etj. Ne faqet e para te romanit “Bota e djeshme” gjendet mbishkrimi shekspirian “T’i bejme balle kohes, ashtu si te na vije”, ne te cilen autori ka mbeshtetur forcen e tij logjike dhe shpirterore. Ne nje plan teresisht historik “Bota e djeshme” eshte Vjena dhe Evropa me 1914-en, atje ku Stefan Cvajgu u rrit dhe pati sukseset e para, atje ku ai ndertoi stadet e tij te intelektit, atje ku letersia iu be pasion i perhershem, ku udhetimet i pati te shumta dhe lidhi miqesi me Frojdin, Rilken dhe Valerine. Ky roman, para se gjithash, eshte nje liber-deshmi nga me tronditesit, me te thellet, me aktualet qe na ben te kuptojme shekullin qe shkoi.

Marre nga : Gazeta Koha Jone

Share: