Shahini: Bordet e universiteteve, me anëtarë edhe nga studentët

Kryesore Sociale

‘’Në kuadër të paktit për Universitetin, MASR përmbylli me sukses procesin e aplikimeve për anëtarësinë e bordeve në Universitetet publike të RSH.’’

Kështu u shpreh ditën e sotme në një preononncim në facebook, ministrja e Arsimit Besa Shahini.

Ajo u shpreh më tej se në bordet e universiteteve janë zëvendësuar anëtarët nga radhët e ministrisë ndërkohë që për 3 universitete si ai i Tiranës, universiteti i Mjekësise dhe ai i Gjirokastrës do të rihapet edhe njëherë aplikimi. Ndërsa në universitetet e tjera ka patur mjaftueshëm aplikime cilësore dhe janë bërë zëvendësimet.

Risia këtë radhë ka qenë fakti se një nga kandidatët për anëtarësinë e bordeve në Universitete është propozuar nga studentët, sipas Paktit për Universitetin.

Këtë e konfirmon edhe ministrja Shahini e cila shprehet se tre universitete kanë arritur të kryejnë një process të rregullt zgjedhor dhe 3 kandidatë të përgjidhen si anëtarë të bordeve. Përfaqësuesit e zgjedhur janë në UBT, Universitetin e Vlorës dhe atë të Arteve në Tiranë.

“I uroj sukses anëtarëve të rinj të Bordeve të Administrimit në universitetet publike, përfshirë edhe anëtarët e përzgjedhur nga studentët në tri universitete ku pati proçes të suksesshëm zgjedhor ?”, thekson ajo.

Shahinika ftuar në fund të preonocimit të saj që listat e plota t’i gjëjmë në faqen e Ministrisë.

Share: