Kryemadhi: Ka edhe besnik, qeveri e neveritshme

Aktualitet Kryesore Politikë

Gjatë takimit me strukturat e partisë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar sërish djegien e mandateve. Në kuadër të protestës së 16 marsit, Kryemadhi u shpreh se ndihet mjaft krenare për të gjitha ata që hoqën dorë nga Kuvendi, sipas saj kanë bërë gjënë e duhur.

Që i thonë jo kapjes, jo pengmarrjes, riktheu edhe njëher LSI-në e pakapur dhe principet që ne duhet të bënim kartarsis tonë.  Të gjithë ata që nuk pranuan të jenë pjesë e parlamentit të krimit janë krenaria e Kryemadhit dhe LSI. Ne jemi të bindur që ju keni bërë veprimin e duhur, është veprim ekstrem”

Për të gjithë ju që nuk besoni në principet në drejtësi, u shpreh Kryemadhi, heqja e së drejtës së fjalës për opozitën në Kuvend, e cila është e paligjshme.

Ka ngelur në këmbë vetëm Edi Rama, i cili është mëkëmbësi i krimit. Politika ka kusuret e saj dhe ne kusuret tona do t’i lajmë dhe do të përgjigjemi deri në fund për gabimet që kemi bërë”

Do të dalim si të jetosh në shtëpi, si të kesh shtëpinë e  palegalizuar do paguash vetëm taksë ujë pa e hapur asnjëherë ujë. Njerëzit u lodhën dhe u neveritën nga kjo qeveri.

16 marsi është shumë i rëndësishëm. Shqipëria është shtëpia jonë, Shqipëria është shtëpia e fëmijëve të shqiptarëve.”, tha Kryemadhi.

Share: