Jo të gjithë njerëzit janë të aftë në artin e të folurit, që të flasin në një bisedë të gjatë e t’i shkojnë asaj deri në fund. Por në fakt ka shumë truke dhe këshilla psikologjike që do t’ju ndihmojnë që të jeni më aktiv gjatë bisedave të ndryshme.
Nëse ju nuk keni informacion rreth personit me të cilin po flisni, dhe nuk dini çfarë të thoni, lëreni atë të parin të tregojë për veten.
Të jesh një dëgjues i mirë do ju ndihmojë që të dini për çfarë ta pyesni bashkëbiseduesin më vonë.
Shoqërojeni çdo fjalë të tij me buzëqeshje kur thotë diçka për të qeshur, konfirmime me kokë kur thotë diçka serioze.
Për të qenë në sinkron me bashkëbiseduesin, përpiquni që të flisni sapo përfundon ai.
Ky truk zakonisht përdoret nga psikologët, por pyetja ‘’A e kuptova saktë se …?’’ Është një truk i dobishëm për çdo person. Kjo tregon për bashkëbiseduesin se ju po e dëgjoni me vëmendje atë.
Kur doni të takoni dikë, duhet të mendoni vendin dhe kohën kur do lini takimin. Prandaj është e rëndësishme të bëni zgjedhjet e zgjuara. Përveç kësaj duhet të dini se njerëzit që vonohen zakonisht marrin shumë rëndësi, sesa të tjerët që mund të arrijnë në kohë.
Nëse jeni vetëm pak minuta para se të dilni për një fjalim të rëndësishëm, por ju nuk ndjeheni të sigurt,duhet t’i thoni vetes, “Unë mendoj se unë do ja dal, se unë jam më i miri’’ Ky lloj vetë besimi do ju ndihmojë mos dështoni.
Nëse e keni të sigurt se dikush do ju kritikojë, ose dëshirojnë të hedh poshtë idetë tuaja, uluni pranë tyre. Sekretet e gjuhës së trupit do ta qetësojnë këtë person, dhe do e ndalojë që t’ju sulmojë.
Për ta bërë një mendim tuajin më të rëndësishëm dhe me më shumë peshë thoni se e keni dëgjuar nga prindërit ose mësuesit.
Kontakti i gjatë me sytë me një person është shumë efektiv për një bisedë të këndshme.
Nëse dikush tregon një shaka fyese për ju, kërkoni nga ata të përsërisin shaka ose ta shpjegojnë atë. Në këtë rast, shakaja nuk do të jetë më qesharake, dhe personi do të ndihet i zënë ngushtë.
Kur thoni “Unë kam nevojë për ndihmë”, personit që ja kërkuat ndihmën duhet ta shikoni si të rëndësishëm edhe nëse i kërkoni një stilolaps.
Nëse takoni dikë, sigurohuni që dora juaj të jetë e ngrohtë, nxehtësia do të tregojë që po ndahemi miqësisht.
Nëse gjatë bisedës, bashkëbiseduesi ju bën pyetje të papërshtatshme, ndalojeni dhe i bëni pyetje duke ndryshuar temën.
Nëse nuk mund t’i thoni ‘’jo’’ një personi që ju kërkon vazhdimisht favore, filloni t’u kërkoni që dhe ata të bëjnë diçka të tillë për ju.
Nëse keni vështirësi të kujtoni emrat e njerëzve , përsëriteni emrin që sapo keni dëgjuar disa herë gjatë bisedës së parë me personin. Kjo do t’ju ndihmojë ta mbani mend emrin.