Pas vendimit për lindjen e foshnjës në shtëpinë e tyre në Windsor, Duka dhe Dukesha e Sussex kanë bërë një njoftim të ri.
Pallati Mbretëror njofton se, Meghan dhe Harry nuk do ta lajmërojnë lindjen e foshnjës në kohën kur të ndodhë.
Meghan dhe princi Harry duan ta shijojnë ardhjen e bebes së tyre, si një familje e re, pa prezencë apo dijeni të medies.
“Mbretërorët kanë marrë vendimin për ta mbajtur të fshehtë lindjen e foshnjës. Duka dhe Dukesha presin ta ndajnë lajmin emocionues me të gjithë, vetëm pasi ta keni festuar privatësish si familje e re.“,- njofton Pallati Mbretëror.