Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga foltorja e Kuvendit tha se ish-deputetët e opozitës bëjnë gabim kur i quajnë tradhtarë, ata që kanë marrë mandatin pas vendeve vakante të krijuara në Kuvend.
Gjithashtu ajo sulmoi edhe dy drejtuesit e partive kryesore opozitare, ndërsa shtoi se interesi i Bashës dhe Kryemadhit nuk përkon me interesat e shumicës. Sipas saj, “tradhtarë” janë atë që kanë lënë detyrën duke dalë në rrugë kundër interesit të vendit.
Ajo foli edhe për paktin me universitetin, i cili sipas Spiropalit ka hyrë në një proces të pakthyeshëm duke rritur edhe procesin e transparencës në aspektin financiar, që shpenzohen nga universiteti.
“Ata nuk i quajtën kolegët e tjerë tradhtarë. Ata i quajnë njerëzit që vijnë e marrin detyrën i quajnë tradhtarë, por në fakt tradhtarët janë ata që braktisën detyrën. Interesat e Lulzim Basha dhe Kryemadhi nuk përkojnë me pjesën më të madhe të shumicës. Të rinjtë duhet të keni mundësitë të shkollohen. Universitet të prodhojmë për shoqërinë dhe të thithin fonde dhe qeveria është e interesuar për të krijuar partneritet dhe fakultete të mund të ngrenë edhe funde. Studentët donin transparencë për fondet e universitetit”, tha ajo ndër të tjera.