CORONAVIRUSI : Ndërsa numri i pandemisë vazhdon të rritet edhe më tej në Evropë, Kina raportoi sot për disa dhjetëra raste të reja të perhapjes se virusit diten e djele.
Një dallge e dytë rastesh pushtoi Azinë, në nje kohe që vemendja perqendrohet në Afrikë.
“Qëndroni në shtëpi”, “mbyllni gjithçka”: janë sloganet për të shmangur tubimet dhe kontaktet që favorizojnë epideminë që po përhapet në të gjithë botën.
Nga Wuhani në Kinë, ku filloi epidemia, në New York, më shumë se 900 milion njerëz duhet të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur kontraktin me virusin, i cili tashmë ka infektuar më shumë se 320,000 njerëz në të gjithë botën, gjysma e të cileve janë në Evropë. Më shumë se 14,000 kane humbur jetën, përfshirë më shumë se 8.600 në Kontinentin e Vjetër.
Reth 5,500 të vdekur në Itali
Vendi më i prekur me afro 5,500 vdekje (5,476), Italia po përjeton skenarin më të frikshem nga të gjithë të tjerët, me disa rajone ku ngjitja duket se ka dalë jashtë kontrollit dhe ku ka nje kolaps të kapacitetit shëndetësor.
Spitali fushor në Madrid
Vendi i dytë më i prekur në Evropë, Spanja regjistroi gati 400 vdekje të reja brenda 24 orëve (30%), duke e çuar totalin në 1,720. Një spital i madh fushor u vu në sherbim në Madrid, ndërsa qeveria kërkoi zgjatjen e karantines deri më 11 prill.
Në Francë, ku numrit të të vdekurve iu shtuan edhe 112 të tjere brenda 24 orëve, duke mbrritur shifren 674, qeveria po përgatit njerëzit për të zgjatur izolimin. Gjermania (55 vdekje) po ndalon grumbullimin e më shumë se dy personave. Greqia do të mbyllet e tera të hënën. Që nga e enjtja, numri i vdekjeve është dyfishuar në 15.
Në Britaninë e Madhe, kane ndryshuar tonet : “numrat (…) po përshpejtohen. Ndodhemi vetëm disa javë larg nga Italia, “paralajmëroi Kryeministri Boris Johnson të Dielën. Qeveria urdhëroi mbylljen e shkollave, baret, kinematë dhe palestrat para fundjavës, por pa kufizime të tjera.
Njëqind të tjerë të vdekur në SHBA
Në Shtetet e Bashkuara, ku rreth 30% e popullsisë është vendosur në izolim, pandemia ka vrarë më shumë se 100 njerëz në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e vdekjeve në 389 diten e djele. Shtetet e New York (114 të vdekur), Washington (94 të vdekur) dhe California (28 të vdekur) janë vatrat e epidemisë.
Brazili eshte vendi më i prekur ne Ameriken Latine (1,128 raste, me 18 vdekje), megjithëse presidenti i ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro eshte perpjekur ta minimizoje vazhdimisht epideminë, guvernatorët e shteteve të Sao Paulo dhe Rio de Janeiro kane ndërmarrë iniciativën per masa izoliese.
Rikthim në Azi?
Shqetësimi gjithashtu kthehet në Azi, ku numri i rasteve ka tejkaluar 95,000. Kina raportoi sot 46 infeksione të reja. Rastet, sipas saj jane të “importuara” , por kjo tregon se djepi i epidemisë nuk është imun ndaj një rikthimi.
Në Tajlandë, e cila identifikoi 188 raste të reja të dielen , rritja më e madhe ditore që nga fillimi i pandemisë, zërat po rriten për të kërkuar një kontroll të plotë të Bangkok.
Miliona Indianë iu nënshtruan sot një shtetrrethimi eksperimental, në një vend ku ka 1.3 miliardë banorë e ku janë identifikuar vetem 320 raste, një shifër qe me siguri nuk eshte e vertete.
Shtetrrethim ne Irak
Megjithëse eshte i goditur rëndë, me gati 1.700 vdekje, sipas shifrave zyrtare që gjithnjë e më shumë vihen hapur në dyshim, Irani po vonon ta izoloje popullsinë e tij.
Fqinji i tij Iraku, njoftoi të djelen krijimin e një shtetrrethimi total në 18 provincat e vendit, ku ka një sistem të shkatërruar shëndetësor, pas vdekjes së 20 personave dhe rritjes se numrit të të infektuarve.
Bombë me sahat
Shqetësim në rritje eshte Afrika. ” Le të ndergjegjesohemi. Të gjithë do të vdesim dhe do të shkojmë në ferr! “, tha zëdhënësi i qeverisë së Zimbabvesë Nick Mangwana.
Kjo Bombë me sahat është gjithashtu ne planin ekonomik nderkombetar: për të mbështetur ekonominë, të gjithë sektorët e së cilës janë në gjendje të bllokuar, Shtetet e Bashkuara do të autorizojë bankën qendrore të japë hua direkte për bizneset. Dhe kjo për një shumë të paparë: 4000 miliardë dollarë, ose një e pesta e pasurisë vjetore të prodhuar nga ekonomia amerikane.
Perktheu: Edlira Dedja
Burimi: https://m.lematin.ch/articles/21928681?fbclid=IwAR32ip-iOKbWma7pjYBVpoUc4sCanUVMEaYiG3St3mK4BjHJ8biUvVw8FFc