Kryeministri i vendit Edi Rama priti sot në një takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ndërsa diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe sfidave që kanë.
Shefi i qeverisë shqiptare foli për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe rolin kundër që ka Rusia në këtë proces.
“Rusia nuk është një vend tifoz i BE dhe i zgjerimit të saj dhe natyrisht nuk mund të ketë tifozllik për asnjë vend të Ballkanit Perëndimor dhe kjo nuk është sekret sepse tashmë dihet. Ndërkohë që ne kemi një axhendë kombëtare kryefjala e të cilës është të bashkohemi në familjen evropiane. Sa herë kjo axhendë cenohet aq herë kush nuk është tifoz i Evropës dhe BE, integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit perëndimor sheh një oportunitet, kaq”, tha Rama, duke iu përgjigjur interesit të mediave gjatë konferencës së përbashkët në Tiranë.
Ndërkohë Zoran Zeev e konsideroi Shqipërinë si vend mik, ku shtoi se sfida kryesore që kanë të dyja vendet lidhet me përmirësimi e kushteve dhe anëtarësimi sa më shpejt në strukturat e familjes së madhe të BE-së.
Kjo është vizita e parë zyrtare, e Zaev që pas ndërrimit të emrit. Në këtë vizitë ai shoqërohet edhe nga zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i jashtëm Nikola Dimitrov.
Gjithashtu gjatë qëndrimit në Shqipëri, kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të pritet në një takim nga Kreu i parlamentit Gramoz Ruci e personalitete të tjera në vend.