Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Egjipt ka takuar përfaqësues të komunitetit shqiptar të vjetër e të ri.
Me anë të një postimi në Facebook, Meta shpreh mirënjohjen për kontributin e tyre, jo vetëm për historinë e Egjiptit por edhe për çështjen shqiptare.
“Shumë i lumtur të takoja në Kajro, Erik Adam, nipin e patriotit tonë të shquar Thimi Mitko, i cili më dhuroi Statutin e Bashkësisë Shqiptare në Egjipt të vitit 1929, zonjën Vera Zogu mbesën e mbretit Zog, si edhe shumë bashkëatdhetarë, përfaqësues të komunitetit shqiptar të vjetër e të ri në Egjipt.
Krenar dhe mirënjohës për kontributin e tyre, jo vetëm për historinë e Egjiptit por edhe për çështjen shqiptare”, shkruan presidenti Meta.