Basha takon tregtarët në Urën Vajgurore: Jemi i vetmi vend që nuk subvencionojmë fermerët

Aktualitet Ekonomi Kryesore Politikë

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me banorët dhe me biznesmenët në Urën Vajgurore.

Kreu demokrat hodhi akuza në drejtim të qeverisë dhe ftoi qytetarët në protestën e 16 marsit para Kryeministrisë.

Basha, në takimin që pati me një tregtar, bëri që në krye një paralajmërim për kryeministrin Rama: “Sa herë ta shikoni në ekran duke këputur mufka, duke bërë ato skenat me veshjet e etj etj… dijeni se në atë moment ai është duke bërë një vjedhje të madhe: ose ka dhënë disa leje minerare, ose ka devijuar lumin…

Kryeopozitari deklaroi se ne jemi i vetmi vend që nuk subvencionojmë fermerët dhe theksoi se ligji duhet të jet i njëjtë për të gjithë.

Basha theksoi se do të vendosim barazi në treg. Kryedemokrati i tha banorëve dhe tregtarëve se ju duhet të jeni zotër të shtëpive tuaj.

Investimet publike janë në krizë totale, subvencionet për fermerët janë zero. Mbështetja me investime infrastrukturore për uljen e kostos së prodhimit, duke ulur koston e transportit janë në rekordet më të ulkëta historike të 28 viteve. Kurrë nuk është investuar më pak se tani për rrugë, kanalizime, ujësjellës, energji apo për teknologjinë e informacionit. Ku kanë shkuar qindra milionë euro më shumë që mblidhen çdo muaj vetëm nga 300 lekeshi që ka vendosur mbi karburantin e ashtuquajtur taksë e qarkullimit. Këto para shkojnë në duart e 5 personave. Ata njerëz kanë fituar PPP, koncesione dhe gara të dyshimta me kompani të regjistruara brenda natës“, tha Basha.

Share: