Surroi: Rama provokator estetik. Burrështetas? Ka bërë një gabim

Aktualitet Kryesore Politikë

Publicisti Veton Surroi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “A show” në News24 ku nuk i është shmangur dot një etiketimi për kryeministrin Edi Rama, referuar atyre që kishte thënë disa vite më parë për të. Surroi tha se Rama është një provokator estetik. Për ta cilësuar burë shteti, Surroi ka rezerva.

“Unë mendoj saktësisht ashtu. Shqipëria ka pasur një evoluim estetik, një urbanizim të theksuar, një lloj hapje ndaj frymëve të botës. Një nga personat përgjegjës për këtë është dhe kryeministri Rama. Më ka rezultuar një provokim estetik dhe kjo ka vënë në lëvizje një gjeneratë të re që është rritur me provokimin estetik dhe kjo është shumë mirë”, tha ai.

Lidhur me parimet si burrë shtetit, Surroi tha se Rama ka gabuar pasi nuk është shprehur për çështjen e kufijve Kosovë-Serbi.
“Kryeministri i Shqipërisë një burrë shteti? Pyetje me vend, e cila vështirë se do të marrë përgjigje. Provokatori estetik është më i fortë në sjelljen e tij se sa vendosja e parimeve të burrështetësisë. Këtu janë dy problemet që dua t’i shoh. Kryeministri i tanishëm ka bërë një gabim duke u rreshtuar me një ide krejtësisht të gabuar e cila nuk ka as origjinë dhe as interes ndër shqiptar, ky është këmbimi i territoreve”, u shpreh Surroi.

Share: