Gratë janë duke u rinuar gjithnjë e më shumë: jo vetëm për nga pamja, por edhe në terma biologjike – të paktën, truri i tyre është duke u rinuar. Sipas një studimi të publikuar në Proceedings of the National Academy of Science, nga pikëpamja metabolike, truri femëror është mesatarisht tre vjet më i ri se ai i meshkujve, kur të dy janë të të njëjtës moshë.
Rezultatet e studimit mund të shpjegojnë pjesërisht se pse gratë e moshuara shpesh kanë një gjendje të kujtesës, arsyetimit dhe zgjidhjes së problemeve, më “në formë” se bashkëmoshatarët e tyre meshkuj. Ose – me fjalë të tjera – mekanizmat e metabolizmit të trurit mund të shpjegojnë disa dallime të vërejtura mes burrave dhe grave të moshuara.