I famshëm si një joshës i madh i grave, deri në pikën që emri i tij mbetet sinonim i një aktiviteti të tillë, italiani Xhakomo Kazanova u dënua në një moment me 5 vjet burgim në Venecia për “ofendime publike kundër fesë së shenjtë”, midis akuzave të tjera.
Kur ndodhej në qelinë e tij, ai pranoi të ndihmojë një të burgosur (përmes kërcënimeve), doli nga qelia e tij, zbriti mbi murin e burgut duke përdorur një litar të bërë me çarçafët e shtratit, dhe hipi në një një gondolë të përshtatshme,per t’u arratisur nëpërmjet kanaleve të Venecias, dhe shkuar në Paris. Ai la në qelinë e tij një shënim që përmbante vetëm një rresht nga Psalmi 117: “Unë nuk do të vdes, por do të jetoj, dhe do të shpall veprat e Zotit”.