Parkim i gabuar, policia gjobit në Korçë makinën e Bashës

Aktualitet Kryesore Sociale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë qëndrimit në qytetin e Korçës nuk ka marrë vetëm “ok” e qytetarëve për t’iu bashkuar atij në protestën e 16 marsit në Tiranë.

Ai është gjobitur nga Policia Rrugore për parkim të gabuar, ndërsa qarkullojnë  fotot në momentin kur polici i rrugores gjobit makinën e Bashës për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Lideri i selisë blu zhvilloi sot një takim edhe me të rinjtë e këtij qyteti, ndërsa iu premtoi se PD-ja do të jetë gjithmonë në krah të tyre.

Share: