Emisioni “Në kurthin e Piter Pan” i Alketa Vejsiut, u rikthye këtë vit në edicionin e dytë të tij. Një emision ku synimi është argëtimi me të vegjlit dhe intervistat e të ftuarve.
Por sikur se është mësuar, këtë sezon mes të ftuarve është edhe vajza e ish-Missit të njohur, Valbona Selimllarit, e cila quhet Vivien. Kjo ka mjaftuar që një prej ndjekësve, t’ia çjerrë maskën Alketës, duke e akuzuar se fëmijët i kanë përzgjedhur me miqësi dhe jo siç reklamohet në audicion.
“Thua që fëmijët janë zgjedhur me audicion por pasi ato hapën Instagram, pamë mbesën e Jozefinës, vajzën e Valbonës, nipin e Bicit e me radhë, s’janë me mik por rastësisht të gjithë fëmijë të të njohurve, a mendon se ndaj emisioni s’ka audiencën dhe fëmijët s’janë në nivelin e duhur?”, i shkruan ndjekësja Alketës.
“Mos keni ngatërruar program? Jozefina, Bici kush janë? Ju siguroj që nuk kanë përfaqësues nga fisi aty”, i përgjigjet Alketa.