Kush ishin vëllezërit Grimm, autorët e përrallave: “Kësulkuqja”, “Borëbardha” e shumë të tjerave

Kritikë Letrare Kulturë Libri

Shumë prej nesh e kanë mësuar artin e të fantazuarit dhe pasuruar imagjinatën prej fëmijë me përrallat e Vëllezërve Grim. Mjafton të kujtojmë përrallën e Kësulëkuqes, rrëfyer brez pas brezi në qindra gjuhë.

Në të vërtetë ata janë të pavdekshëm. Gati në të gjithë botën filologët popullorë me përrallat e tyre kanë lënë gjurmë. Në më shumë se 160 gjuhë dhe dialekte kulturore janë përkthyer veprat e Vëllezërve Grim. Përrallat për fëmijë mbahen krahas biblës së Luther-it , si librat më të njohur në historinë e kulturës gjermane. Të dy vëllezërit të lindur në Hanau janë të njohur për shumicën e gjermanëve, para së gjithash nga përrallat si “Kësulkuqja”, “Borëbardha” “Hansel dhe Gretel”, “Hirushja”, “Bukuroshja e fjetur” etj
Edhe për shkencën Jakob dhe Wilhelm Grim kanë meritë, sepse kanë dhënë kontributin e tyre si hulumtues për gjuhën dhe letërsinë me “Fjalorin gjerman” dhe me “Gramatikën gjermane”

Vëllezërit Grim kanë lindur në 1785 (Jakobi) dhe 1786 (Vilhelmi) në Hanau. Studimet i kanë kryer në Universitetin e Marburg-ut.

Në të njëjtën kohë, që ata studionin për drejtësi, merreshin seriozisht edhe me studime filozofike, gjë që i ndihmoi të punojnë në fillim si profesorë dhe bibliotekarë në Kasel, pastaj në Gotingen, derisa u thirrën në Berlin për t’u bërë punonjës të Akademisë së Shkencave. Më i njohuri nga të dy vëllezërit ishte Jakobi. Duke qenë vëzhgues i vëmendshëm dhe kërkues i kujdesshëm, ai filloi studimin shkencor të mitologjisë dhe mblodhi dokumenta juridike të shumëllojshme. Nga përrallat e dëgjuara gojarisht shkroi një tufë novelash nga antikiteti me titullin “Përralla për fëmijë dhe familje”, që e bënë të famshëm.

Wilhelm vdiq në vitin 1859, vëllai i tij Jakobi në vitin 1863. Janë varrosur të dy në Schënenberg, pranë Berlinit. Përrallat e Vëllezërve Grim mahnitën gjithë botën dhe para së gjithash fëmijët me botën e tyre magjepsëse. Gjurmët për grumbullimin e lëndës për krijimtarinë e tyre do të gjendeshin madje deri në Azinë e largët. Suksesi i eksportit ”Made in Germany” ka arritur deri në Japoni. Aty Vëllezërit Grim janë po aq të njohur si Gëte-ja dhe Bethoveni. Biles në Japoni janë bërë me veprat e tyre 50 filma multiplikativë.

Edhe në Hollywood kanë arritur të dy vëllezërit. Jo vetëm në Walt Disney. Regjisori Terry Gilliam bëri filmin “Vëllezërit Grim“ në vitin 2005 me aktorët Matt Damon dhe Heath Ledger. Po ashtu në Gjermani në vitin 2004 nga vëllezërit Grim u realizua filmi “7 xhuxhat të vetëm në pyll”, i cili u vlerësua si një film shumë i suksesshëm.

Share: