Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për katër të rinjtë që akuzohen për vrasjen e Marvi Mihalit mbrëmjen e 31 korrikut të vitit 2017, pas një sherri për një karikues.
Prokuroria ka kërkuar 25 vite burg për Gridens Allën, 24 vite burg për Dejvi Bitrajn, 20 vite burg për Marsel Allën dhe 18 vite burg për Eugen Bitrajn.
Pamjet filmike kanë treguar se të katër të rinjtë janë bashkëfajtorë në vrasjen e Marvi Mihalit, pasi ata i kanë ngritur pritë pranë stadiumit “Dinamo” dhe ishin të pajisur me thika. Marvi Mihali atë natë shoqëronte shokun e tij, i cili duhet të fliste për një karikues me Dejvi Bitrajn, por gjithçka ka përfunduar në një konfrontim fizik ku mbeti i vrarë Marvi, djali i ish-kampionit të atletikës, Pavllo Mihali.
Seanca e radhës do të mbahet më 19 mars, ku Gjykata e Tiranës pritet të japë vendimin përfundimtar.