Opozita ka nisur prej më shumë se 60 minutash një takim në selinë e Partisë Demokratike, ku edhe do të vendoset skenari i protestës së ditës së nesërme te Kuvendi.
Ndërkohë shumica parlamentare ka njoftuar seancë plenare në orën 10.
Seanca e nesërme në Kuvend do të jetë e shoqëruar me tensione jashtë sallës për shkak të protestës së paralajmëruar të opozitës.
Në rendin e ditës është parashikuar dhe betimi i katër deputetëve që morën në KQZ mandatet e lëna bosh nga LSI.