Akademia e Shkencave, Gjinushi: Më 24 Maj do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri

Aktualitet Kryesore Kulturë

Asambleja e Akademisë së Shkencave ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve për kreun e saj dhe organet drejtuese pa u miratuar më parë ligji i ri, statuti dhe rregullorja e re.

Akademiku Skënder Gjinushi, i cili është kryetari i grupit të punës që hartoi projektligjin për reformimin e Akademisë së Shkencave tha se më 24 Maj do të zhvillohen zgjedhjet për këtë institucion.

Gjinushi tha se gara është hapur edhe për 15 pranime të reja në akademi.

Share: