Britanikët gjithnjë e më pak të interesuar për gjuhët e huaja

Kryesore Shkencë & jetë Sociale

Numri i nxënësve britanikë që studiojnë gjuhët e huaja thuajse është përgjysmuar që nga viti 2000, raporton një analizë e BBC-së, ndërkohë që numri i nxënësve që mësojnë gjuhën frënge dhe gjermane është ulur me dy të tretat.

Studimi u publikua në një moment kur Britania e Madhe po përgatitet të largohet nga Bashkimi Europian pas 46 viteve ”martesë”, një zgjedhje që u vulos gjatë referendumit për Brexit në qershor të 2016.

BBC-ja intervistoi nxënës që po përgatisnin GCSE-në, një diplomë që merret në moshën 16 vjeç.

Numri i përgjithshëm i personave që kishin zgjedhur një gjuhë të huaj për këtë provim shënoi një rënie prej 45% mes periudhës 2010-2018, gjuha gjermane (-67%) dhe ajo franceze (-63%) ishin më të neglizhuarat.

Këto gjuhë të huaja të dy partnerëve shumë të ngushtë tregtarë të Britanisë së Madhe nuk janë më në modë tek nxënësit, të cilët parapëlqejnë gjuhën spanjolle (+75%) apo mandarine.

Share: