Seanca plenare e të enjtes së kaluar është vendosur të zhvillohet pasditen e sotme në orën 17:00, duke qenë se parlamenti nuk u mblodh për shkak të protestës së opozitës.
Por pavarësisht kësaj lëvizje të papritur për t’i shpëtuar përplasjes me protestuesit, opozita ka organizuar sërish protesta në të njëjtën orë që do tw zhvillohet seanca.
Duket se seancës së sotme plenare nuk do t’i bashkohet kryeministri Edi Rama, për të cilin mësohet se do të zhvillojë një takim me qytetarët e Lushnjes.
Nuk dihet ende nëse ky takim ishte i planifikuar më parë, apo nëse Rama po i shmanget protestës ashtu siç pretendon opozita.