Rama flet prapë për pedagogët: Të nderuarit të ndahen nga sharlatanët, kur e si do verifikohen titujt?

Aktualitet Kronikë

Kryeministri Edi Rama nga takimi i sotëm me studentë të Korçës, në prani të ministres së Arsimit, Besa Shahini ka kërkuar prej tyre të mos lënë në mes të rrugës një nga kërkesat kryesore, farsën e titujve akademikë, duke i leshuar keshtu nje tjeter paralajmerim pedagogeve.

“Kjo nuk mund të jetë një gjë që duhet të harrohet, nuk mund të fshihen pedagogët që duhet të kalojnë në filtër. Të paguarit e tarifës përgjysmë për të gjithë, bursat etj janë shtrëngim financiar i shoqërisë, por në këmbim të një arsimi më cilësor, jo vetëm me lehtësim financiar të studentëve. Kam parasysh që të mos mbetet rrugës një nga kërkesat themelore të studentëve dhe pikat më të dobëta që kemi farsa e titujve ekonomik dhe korrupsioni i pedagogëve, tregtia e librave. Janë mbledhur disa pedagogë që duan abrogimin e ligjit, dhe thonë të ndalet denigrimi i profesorëve, kush po i denigron? Puna është të ndahen pedagogët e nderuar nga sharlatanët që nën emrin e pedagogut janë një nga simptomat më domethënëse të sëmundjes së brendshme të universitetit”- tha Rama.

Sipas tij, nëse studentët dorëzohen dhe mjaftohen me lekët dhe titujt nuk vlerësohen, atëherë “pedagogët sharlatanë që i kishit ju në qafë do ua lini në qafë atyre që vijnë pas jush”.

Sipas Ramës vlerësimin nuk duhet ta bëjë qeveria, por duhet të sqarohet nga pedagogët: “Kur dhe si do bëhet kjo? Këta nuk e thonë dhe nxisin studentë për të bllokuar mësimin”.

Share: