“Tepër i ri për të folur me Lekë të vjetra”. Fushatë për të zhdukur shprehjen që nuk po na shqitet ndër breza

Aktualitet Ekonomi Kryesore Sociale

“Tepër i ri për të folur me Lekë të vjetra”, ky është slogani që ka zgjedhur Banka e Shqipërisë për “Javën e Parasë” që do të mbahet në datat 25-31 mars 2019.

“Edhe këtë vit, Java e Parasë ka për qëllim ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë financiarisht. Gjatë kësaj feste mbarëglobale, partnerë të shumtë rreth-e-qark tij, nën koordinimin e Child and Youth Finance International, do të organizojnë aktivitete të larmishme për t’i përfshirë financiarisht fëmijët dhe të rinjtë, duke u mësuar si të kujdesen për paratë, si të kursejnë, si të fitojnë të ardhura nëpërmjet sipërmarrjes dhe të vendosin bazat për të ardhmen e tyre”, thuhet në njoftimin e BSH.

Ky është viti i gjashtë që Banka e Shqipërisë bëhet pjesë e këtij kremtimi, duke synuar si përherë të ofrojë një program sa më interesant e tërheqës për përfshirjen e një numri sa më të madh nxënësish dhe studentësh në aktivitetet tona edukuese.

Share: