Ministri Sandër Lleshaj: Asnjë shans që Shqipëria të destabilizohet

Aktualitet Kryesore Politikë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një intervistë për Debati në Channel One deklaron se nuk ka asnjë shans që Shqipëria të destabilizohet

“Ata që bëjnë thirrje për protestat e rradhës të ftojnë arsyen. Ka ardhur koha të arsyetojnë se çfarë po bëjnë. Besoj se Shqipëria në këtë stinë para celjes së negociatave nuk ka nevojë për protestat e dhunshme.

Refuzoj dhunën e çfarëdo lloj të jetë. Nuk mund të ketë asnjë shans që Shqipëria të destabilizohet. I bëj thirrje opozitës t’i thërrasin arsyen“, tha Sander Lleshaj.

I vënë vazhdimisht në qendër të akuzave që prej protestave të studentëve, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se nuk merret me akuzat e opozitësm sepse është i paakuzueshëm.

Po ashtu Lleshaj tha se edhe thirrjen e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi, për t’i rrethuar shtëpinë, e ka marrë vesh pas 10 ditësh nga një mik.

Lleshaj: Nuk merrem me akuzat se jam i paakuzueshëm.

Secili është i lirë të bëjë atë që di më mirë. 

Një miku im më tha para ca ditësh se kanë bërë thirrje të të rrethojnë shtëpinë.

E kam marr vesh pas 10 ditësh. Kjo është habi dhe trishtim për atë që i thotë.

Jam thjesht i paakuzueshëm.

Sa i takon përplasjes me ish-kryeministrin Berisha dhe akuzat e bëra ndaj tij, Lleshaj thotë se nuk është penduar.

Share: