Publikohet kënga për mjekun e mirënjohur Sali Kurti

Uncategorized

“Ti i fale jetë çdo ëndrre” është titulli i këngës të publikuar së fundmi nga këngëtari dhe specialisti i artit, Esat Ruka. Me tekst të Jorgo Papingjit, muzikë të Esat Rukës dhe kompozim të Shpëtim Saraçit kënga sjell në trajtë estetike figurën njerëzore e profesionale të një personaliteti në fushën e mjekësisë, pikërisht mjekut të suksesshëm e tepër human, prof. Sali Kurti.

Ti u rrite me shumë halle/ si fëmijë pa fëmini/ mirëpo zemra jote e madhe/

kishte vend për çdo njeri – thuhet ndër të tjera në këngë, duke theksuar kështu jetën e vështirë të doktor Saliut, e cila ilustrohet edhe me materiale dokumentare të shtëpisë dhe atmosferës në të cilën u rrit ky mjek. Falë këmbënguljes dhe pasionit, ai arriti majat e mjekësisë. Ai është i vetmi mjek stomatolog i dekoruar nga institucioni i Presidencës së Republikës me titullin “Mjeshtër i madh”, për shkak të rezultateve praktike që ka shpërfaqur në fushën e protetikës.

Kënga “Ti i fale jetë çdo ëndrre” vjen pas dy librave të shkruar për jetën dhe veprën e prof. Sali Kurtit, fillimisht autobiografisë së shkruar nga vetë mjeku dhe librit biografik të shkruar nga studiuesja Jolanda Lila.

Kënga po transmetohet në kanalet kryesore televizive muzikore dhe gjendet edhe në kanalin youtube në linkun:

https://www.youtube.com/watch?v=fmeRFRSx_j4

 

Share: