Koeficientët e basteve: Bajden 1.68, Tramp 2.7

Analizë Opinion

Nga Eduard Zaloshnja

Portali amerikan RealClearPolitics publikon në kohë reale luhatjet e koeficientëve të kompanive kryesore të basteve për garën presidenciale amerikane.

Aktualisht, mesatrja e koeficintëve për fitoren e kandidatit demokrat Bajden është 1.68, ndërsa për fitoren e Tampit është 2.7. Që do të thotë se bastëvënësit i japin mesatarisht një probabilitet 59.4% fitores së Bajdenit dhe 36.9% fitores së Trampit.

Kjo është diferenca më e madhe e regjistruar deri më sot në bastet e muajit korrik mes dy kandidatëve në një garë presidenciale amerikane. Deri në fund të majit, ishte Trampi në epërsi ndaj Bajdenit në baste (shihni grafikun shoqrues), edhe pse ky i fundit kishte epërsi në sondazhe. Nga  qershori e këtej Bajdeni është parashikuar si fitues nga bastëvënësit, me diferencë gjithnjë në rritje.

Në fakt, edhe kompania e parashikimeve të garave poitike, Cook Political Report, parashikon që, po të zhvillohen zgjedhjet në korrik, Bajden e fiton garën për Shtëpinë e Bardhë.

Share: