Vazhdon rënia e rasteve pozitiv dhe e viktimave me koronavirus në Itali.
Në 24 orët e fundit janë 122 raste të reja me Covid-19, 62 prej të cilave në Lombardi.
Është ulur edhe numri i viktimave të shkaktuara nga virusi ku në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 18 viktima në të gjithë Italinë. Viktimat, që nga fillimi i pandemisë janë gjithsej 34.675. Të shëruar nga e hëna janë 1159, për një total prej 184.585 gjithsej.