Moti sot me shtrëngata shiu dhe rrufe

Sociale

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga hyrja në qarkullim e masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore të cilat do të sjellin rreshje shiu në territorin e Shqipërisë.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, dita e sotme do të jetë me reshje shiu, ndërsa nuk do të mungojnë shtrëngatat dhe rrifetë në zona të caktuara.

RESHJET

Sot (e diel dt.05) priten reshje, kryesisht sonte në mbrëmje deri nesër në mesditë. Ato do të jenë mesatare deri lokalisht intensive në gjysmën e qarqeve, ndërsa në gjysmën tjetër priten reshje intensive. Qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje deri lokalisht shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate dhe me rrufe me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT

Sot (e diel dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 20 °C

në vendet e ulëta: 12 / 20 °C

në vendet malore: 8 / 16 °C

ERA

Sot (e diel dt.05) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por pasditeve në zonën bregdetare dhe veri-lindore ajo pritet të forcohet, ku për momente do të fryjë deri e fortë.

auto_m21557004260.png

 

Share: