Rekord presidencial/Meta ngjitet në majë të Korabit

Aktualitet Kryesore Sociale

Presidenti Ilir Meta ka marrë malet, për të “pushtuar” majat më të larta në vend, teksa aplikon turizmin malor që është hob i tij.

Nën shoqërinë e aktorit të humorit, njëherësh dhe këngëtarit të tallavasë Bes Kallaku, kreu i shtetit e ka shoqëruar ngjitjen e tij në majën e malit të Korabit me simbolin e shqiponjës.

Ju përshëndesim të gjithëve dhe ju urojmë një mbrëmje të këndshme bashkë me Bes Kallakun, nga maja më e lartë e Shqipërisë dhe rajonit, nga maja e Korabit”, shkruan Meta në rrjetin social.

Share: