Kryedemokrati Basha ka reaguar pas dakordësisë në Këshillin politik për administratën zgjedhore. Sipas tij ky është një hap që mundëson më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Basha ka falenderuar po ashtu partnerët euro-atlantikë për ndihmën dhe kontributin e tyre për gjetjen e dakortësisë për administrimin zgjedhor.
STATUSI I PLOTE
Sot kemi hedhur një hap përpara, për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
@pdshqiperi dhe Opozita e Bashkuar është e gatshme dhe po punon përditë për t’jua kthyer qeverisjen shqiptarëve. Në emër të Opozitës së Bashkuar ju shpreh falenderimet tona aleatëve dhe partnerëve tanë euro-atlantikë për ndihmën dhe kontributin e tyre për gjetjen e dakortësisë për administrimin zgjedhor.