Ben Blushi: Nuk drejtoj asnjë parti, ja e vërteta e pjesmarrjes në zgjedhje

Aktualitet Kryesore Politikë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot në zgjedhjet e 30 qershorit Partinë “LIBRA” të ish-deputetit, Ben Blushi.

Por edhe pse Blushi ka dhënë dorëheqjen nga ky subjekt politik, sërish KQZ e ka regjistruar Listën e Barabartë si parti që do të garojë në zgjedhjet e 30 qershorit, me kryetar Ben Blushin.

Ndërkohë, ky i fundit, në një prononcim për “Panorama” thekson se ai është habitur nga regjistrimi i LIBRA me emrin e tij.

Blushi thekson se nuk ka ndërmend të garojë në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe se këtë ia ka komunikuar zyrtarisht edhe KQZ-së.

“Gati 1 vit pasi u largova nga politika sot u binda për të disatën herë që kam marrë vendimin e duhur kur dëgjova se KQZ me ka regjistruar në zgjedhje si kryetar i LIBRA, partisë që kam drejtuar deri në janar te vitit 2018.

Meqë ky lajm me ka habitur si mua ashtu dhe ata që e kanë përhapur dua ti siguroj të gjithë se unë nuk kandidoj dhe nuk drejtoj asnjë parti në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ndërkohe kam komunikuar zyrtarisht me KQZ për ti kërkuar të më çregjistrojë nga fleta e votimit.

Shpresoj të më lehtësojnë nga sikleti për të kandiduar me pahir”, thekson Ben Blushi.

Share: