Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pasi palët thyen afatin e 31 majit dhe nuk arritën marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.
Në fakt Kim flet me nota pozitive pasi thotë se marrëveshja është afër, por kërkon që palët tashmë të mbajnë fjalën. Ambasadorja kërkon që mos vendosen më kushte të reja.
Ditë më parë, kreu i PD Lulzim Basha u zotua para Yuri Kim se Reforma Zgjedhore do të përfundojë brenda 31 majit por kjo e fundit sqaroi se ky nuk ishte një afat i vendosur nga ndërkombëtarët apo SHBA veçanërisht.
Ditën e djeshme ishte një përfaqësues i ambasadës amerikane i cili bëri përpjekjet e fundit për të bindur palët për një marrëveshje në ”Count- Down”-in final por nuk ia doli teksa Këshilli Politik vijon sot me mbledhjen e radhës.
STATUSI NGA YURI KIM
Të gjitha palët kanë treguar lëvizje dhe ato janë jashtëzakonisht të afërta. Ju vendosët një qëllim, ju vendosët një afat më 31 maj. Tani është koha që të ndaloni të insistoni në pozicione jo të zbatueshme dhe / ose vendosjen e kushteve të reja. Koha për ta mbajtur fjalën tuaj te njerëzit e Shqipërisë. Koha për të ofruar.
All sides have shown movement and they are extremely close. You set a goal, you set a deadline of May 31. It is time now to stop insisting on non-viable positions and/or setting new conditions. Time to keep your word to the people. Time to deliver. https://twitter.com/usambalbania/status/1266406187869843457 …
Ambassador Yuri Kim✔@USAmbAlbania
More progress today, 2-3 issues remain. Parties should work through the weekend to reach agreement by MAY 31, as they promised (must make up for time lost to COVID). No one will get everything they want – definition of negotiaton. You are close – don’t rest, don’t disappoint ! https://twitter.com/usambalbania/status/1266087237730676739 …
(BalkanWeb)