Ja si i përshkruante largimet masive të shqiptarëve Dritëro Agolli në poezinë “Gri”

Kulturë Reportazh / Profil Uncategorized

DRITËRO AGOLLI

“Gri”

Shumë ujë gri, shumë qiej gri,

Gri në dritare, gri në vetmi,

Ikin lejlekët larg në arrati,

Shumë ujë gri, shumë qiej gri.

 

Pikojnë strehët melankoli,

Shumë strehë gri, shumë pika gri.

Postier përtaci vjen në shtëpi

Me pallto gri, me letra gri.

 

Hesht pas dritares maçoku i zi,

Gazeta hapet me tituj gri,

Gri në dritare, gri në vetmi,

Ikin lejlekët larg në arrati…

(1991)

Share: