Vlerat shëndetësore të manave të bardha për diabetin dhe artritin

Shkencë & jetë Sociale

Mani më shumë njihet për frutin e tij meshije të veçantë, dhe që është tani kudo nëpër tregje.

 


 

Por në mjekësinë alternative manit i përdoren edhe gjethet, lëkura e pemës dhe sigurisht fruti.

Përfitimet janë të shumtë duke nisur nga kontrolli i diabetit e deri tek ai i kolesterolit.

Këto veçori mani i ka falë një substance që ka efektet e antioksidantëve, antokianina. Kjo substancë gjendet tek të gjitha frutat e pyllit si boronicat, mjedrat dhe thanat.

Përdorimet e Manit të bardhë

Në mjekësinë bimore mani i bardhë përdoret për të trajtuar këto probleme apo shqetësime shëndetësore:

Ankthi, Artriti, Kapsllëku, Kolla, Tensioni i lartë, Kolesteroli i lartë, Diabeti dhe Sistemi imunitar.

Diabeti

Studime të shumta vëzhguan se konsumimi i manit të bardhë në formën e frutit arrinte të ulte nivelin e sheqerit në gjak.

Pasi përmes enzimave që gjenden tek ky frut, organizmi nuk përthith niseshtenë që gjendet apo përdoret për përgatitjen e disa ushqimeve.

Kolesteroli

Ndërkohë përsa i përket kolesterolit, nëse konsumohet mani i bardhë për një periudhë nga 4-8 javë, do të vihet re një ulje e kolesterolit dhe e triglicerideve në gjak.

Efektet anësore

Edhe pse ky frut është bimor, efektet e tejkalimit të dozës së rekomanduar janë të shumta.

Duke nisur nga diareja, marramendja, kapsllëku apo dhe fryrja e stomakut dhe e zorrëve. Prandaj këshillohet që kur të nisni t’i konsumoni të kini kujdes mënyrës si do reagojë trupi juaj.

Për personat të cilët marrin medikamente për trajtimin apo kurimin e diabetit, është e këshillueshme që të mos konsumohet ky frut.

Si dhe gjithmonë këshillohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni çdo vendim.

Kush mund ta zëvendësojë manin e bardhë në dietën tuaj.

Të njëjtën substancë që përmendëm lart e gjeni edhe tek qershitë, manaferrat, manat goxhi dhe thanat.

Share: