Miliarderët po bëhen edhe më të pasur nga pandemia

Aktualitet Ekonomi Kryesore Rajon/Botë

Shtetet e Bashkuara po vuajnë një pandemi të tmerrshme. Por edhe pse koronavirusi vetë nuk bën dallime, ekzistonë pabarazi e madhe se kush do ti vuaj pasojat ekonomike.

Studiuesit e Universitetit Columbia parashikojnë që nivelet e varfërisë në Shtetet e Bashkuara së shpejti mund të arrijnë nivelet e tyre më të larta në gjysmë shekulli, por pasuria e miliarderëve të Amerikës u rrit me gati 10% në vetëm tre javët e para pasi u përhap COVID-19. Ne pamë që e njëjta gjë ndodhi edhe në krizën ekonomike të vitit 2008 dhe po e shohim teksa përsëritet tani.

Tashmë, pasuria e miliarderëve amerikanë është më e lartë se një vit më parë. Të paktën tetë prej këtyre miliarderëve i kanë shtuar pasurisë së tyre 1 miliard dollarë gjatë pandemisë. Ndër këta “përfitues të pandemisë” janë CEO i Zoom Eric Yuan dhe Steve Ballmer, ish CEO i Microsoft, i cili zotëron Skype. Të dy Yuan dhe Ballmer po përfitojnë nga bumi i videokonferencave. Por askush nuk ka përfituar aq shumë sa Jeff Bezos nga Amazon, i cili ka parë pasurinë e tij të rritej me 25 miliardë dollarë që nga 1 janari, pasi njerëzit të izoluar brenda shtëpisë mbështeten shumë në blerjet në internet, shpërndarjen e ushqimeve etj. Kjo rritje e pasurisë për një individ që është më e madhe se e gjithë PBB-ja e Hondurasit nuk është e parë në historinë e tregjeve moderne.

Me pak fjalë, ndërsa shumica e amerikanëve shkojnë drejt një recesioni më të keqe se kriza e një dekade më parë, një numër i vogël miliarderësh janë të vendosur ta bëjnë si banditët. Nisur nga e gjithë kjo, nuk është për t’u habitur që përgjigjet e politikave në kohë krize priren të pasqyrojnë prioritetet e palës më të pasur.

Nuk ka pse të jetë kështu.

Paratë e shpërndara për njerëzit që punojnë ka shumë të ngjarë të shpenzohen shpejt, pasi njerëzit grumbullohen në dyqanet ushqimore dhe në bizneset e tjera lokale për të përmbushur nevojat e tyre të menjëhershme. Përkundrazi, shumat e ndihmave për gjigantët e pasur dhe të korporatat, do të përfundojnë duke u shpenzuar për blerje aksionesh.

Pabarazia ekstreme është problem që ka ekzistuar gjithmonë në Amerikë. Por nëse ndërrmarrim veprimet e duhura tani, ne mund të dalim nga kjo pandemi si një shoqëri më e drejtë dhe e denjë.

CNN/ bota.al

Share: