Spanja drejt fitores, shënohet numri më i ulët i humbjeve ditore

Aktualitet Kryesore Rajon/Botë

Numri i përditshëm i vdekjeve në Spanjë nga koronavirusi ra në 143, nga 179 një ditë më parë, njoftoi ministria e shëndetësisë.

Ky është numri më i ulët të vdekjeve ditore që nga mesi i marsit.

Vdekjet e përgjithshme u rritën në 26.621 nga 26.478 të shtunën dhe numri i rasteve të diagnostikuara u rrit në 224.390 nga 223.578 një ditë më parë, tha ministria./bota.al/

Share: