A po ndjek Suedia të vetmen rrugë – rrugën e Natyrës?

Aktualitet Kryesore Rajon/Botë Sociale

Suedezët nuk po e luftojnë koronavirusin me izolim dhe duke mbyllur kufijtë.

Presidenti Trump shpesh e ka përshkruar këtë pandemi si “lufta jonë me një armik të padukshëm.”

Por metafora e luftës është e gabuar dhe mashtruese.

Luftërat luftohen dhe fitohen nga njerëzit. Por kur jemi në luftë me një nga sfidat e Nënës Natyrë – si një virus ose një ndryshim klimatik – qëllimi nuk është ta mposhtim atë. Askush nuk mundet. Ajo është thjesht kimi, biologji dhe fizikë. Qëllimi është të përshtatemi.

Nëna Natyrënuk shpërblen më të fortë apo më të zgjuarit. Ajo shpërblen speciet që kanë më shumë aftësi përshtatjeje në evolucionin e kimisë, biologjisë dhe fizikës. Dhe kjo është arsyeja pse një nga pyetjet më të rëndësishme për të cilat duhet të përgjigjemi, pasi këto bllokime përfundojnë, është: A do të përshtatemi me koronavirusin?

Në rast se nuk e dini, Suedia ka ndërmarrë një qasje rrënjësisht të ndryshme në trajtimin e koronavirusit. Në thelb ka zgjedhur një strategji të quajtur “imuniteti i tufës”, përmes ekspozimit të popullsisë. Kjo strategji parashtron që shumica e personave nën moshën 65 vjeç që infektohen me koronavirus – nëse nuk kanë probleme të mëdha shëndetësore para-ekzistuese – ose do ta përjetojnë atë si një grip tipik apo të ashpër, ose plotësisht si asimptomatikë. Në fund të fundit, imuniteti i tufës është qëllimi ynë – qoftë nga vaksinimi, qoftë nga njerëz që do ndërtojnë mjaftueshëm imunitet natyror. Këto janë mënyrat e vetme për ta arritur atë.

Suedia nuk është duke lejuar që të gjithë suedezët të marrin sëmundjen për të arritur imunitetin e tufës, por përkundrazi po ndjek një strategji të projektuar si rruga më e qëndrueshme për të lundruar përmes kësaj pandemie.

Kolegjet dhe shkollat ​​e mesme janë të mbyllura, por shkollat nëntë vjeçare janë të hapura, siç janë shumë restorante, dyqane dhe biznese.

Qeveria ka nxjerrë gjithashtu udhëzime për distancimin shoqëror, të cilat shumë njerëz po i respektojnë, njerëzit po inkurajohen të punojnë nga shtëpia dhe të ndërrmarin udhëtime vetëm kur është absolutisht e nevojshme.

Ka këshilluar të gjithë personat mbi 70 vjeç që të qëndrojnë në shtëpi dhe kan ndaluar mbledhjet me më shumë se 50 njerëz.

Imuniteti i tufës “ka qenë historikisht mënyra e natyrës për t’i dhënë fund pandemive. Ne duhet të përkulemi përballë forcës saj”, tha Dr. David Katz. / Sky – Bota.al

Share: