Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj në një konferencë për shtyp deklaroi se Shqipëria e meritoi rekomandimin pozitiv dhe pa kushte të Komisionit Europian për hapjen e negociatave me BE-në. Sipas tij, ky nuk është raporti i vjetër, por raport i ri që dëshmon progresin e vendit.
“Komisioni nënvizon se Shqipëria është një rast suksesi sa i përket reformës në drejtësi. E veçon për një shkak me vlerë të dyfishtë, nivelin e performancës ndërkombëtar. Duke vlerësuar numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të vetuar thekson se është kryer nën monitorimin e ONM. Qeveria është vlerësuar për luftën ndaj korrupsionit dhe trafikut e drogës”,- tha Cakaj në fjalë ne tij.
Por veç gjërave pozitive, ai nënvizoi se me ngjyrë të zezë mbi fletën e bardhë është shkruar se jo të gjithë aktorët politikë në Shqipëri kanë qenë në një mendje, kur vjen puna tek çuarja përpara e reformës elektorale.
Duke u ndalur edhe tek situata politike, Cakaj tha se tani është koha që palët politike të lënë mënjanë interesat personale.
“Interesat e vendit duhet të kalojë çdo interes politik e personal. Në vend të retorikave shterpe ka ardhur koha e dialogut”,- shtoi ai.