Shkencëtarët krijojnë antitrupa që luftojnë koronavirusin

Aktualitet Kryesore Sociale

Shkencëtarët krijuan në laborator një antitrup monoklonal që mund të luftojë koronavirusin e ri.

Një hap ky premtues, edhe pse ende herët për ta thënë, në përpjekjet për të gjetur trajtime dhe frenuar përhapjen e pandemisë.

Në eksperimentin e bërë në laborator, u pa se antitrupi eksperimental neutralizonte virusin në kulturat e qelizave.

“Ndërsa është akoma herët në procesin e zhvillimit të ilaçeve, pasi kjo do kërkojë hulumtime tek kafshët fillimisht e pastaj prova tek njerëzit, thuhet se antitrupi mund të ndihmojë në parandalimin ose trajtimin e sëmundjes nga COVID-19 dhe sëmundjeve të lidhura me të në të ardhmen, vetëm ose në një kombinim me ilaçe, sipas një studimi të botuar të hënën në revisten “Nature Communications”.

Gjithsesi, më shumë kërkime janë të nevojshme për të parë nëse gjetjet konfirmohen në një mjedis klinik dhe si saktësisht antitrupi mposht virusin, shkruan Berend-Jan Bosch nga Universiteti Utrecht në Holandë dhe kolegët e tij në punim”, shkruan Bloomberg.

Siç bëhet e ditur, në eksperimentet e Utrecht, nuk u mposht vetëm virusi përgjegjës për Covid-19, por edhe një tjetër i pajisur me proteina të ngjashme, gjë që shkakton SARS-in.

Share: