Basha në ish kampin e Tepelenës, i mbijetuari rrëfen tmerrin

Aktualitet Kryesore Politikë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar ish kampin e internimit ne Tepelenë, ndërsa është njohur me kushtet e tmerrshme nga i mbijetuari i kampit te Tepelenës Simon Miraka. Ai tregoi se ka hyrë 4 vjeç në kamp në vitin 1944 dhe ka dalë 9 vjeç nga kampi.

Gjatë rrëfimit të tij në pranin e krydemokratit dhe disa deputetëve të tjerë të PD, i mbijetuari Simon Miraka u shpreh se kanë vdekur mbi 1 mijë njerëz të pafajshëm në Këtë kamp.

“Këtu kanë qenë 5 kazerma të bëra nga italianët dhe kjo ka shërbyer si komandë e policisë. Pjesa këtu shërbente si furrë buke, bukë e zeze. Ndahej dhe bollgur me krimba. Këto shkaktuan edhe epidemi për sëmundje të ndryshme. Ishin 30 fëmijë që vdiqën nga mungesa e ushqimit dhe nga sëmundjet. Unë kam ardhur 4 vjeç dhe kam dalë 9 vjeç. Në 1944 kemi ardhur këtu. Dy fëmijë 8-9 vjeçe kaluan telat për të ngrenë disa mana të kuq përtej gardhit dhe janë lidhur dhe torturuar. Në Tepelenë ishte kamp shfarosjeje. Janë mbi 1 mijë njerëz që kanë vdekur nga ky kamp, fëmijë, burra, gra. Shumë fëmijë të vdekur mbetën pa varr”- tregoi Simon Miraka.

Share: