Motra juaj mund të ju ngre nervat më shumë se kushdo tjetër në jetën tuaj, por ajo është gjithashtu e vetmja për të cilën do të merrnit një plumb pa hezituar për asnjë sekondë.
Të kesh një motër mbart aq shumë aftësi të mahnitshme që e bëjnë jetën më të lehtë në nivele të ndryshme. Tek një motër, ju keni një mik të përhershëm, madje edhe më shumë.
Një motër do të jua ruaj sekretet tuaja deri në varr, dhe kurrë nuk do të duhet të shqetësoheni që ajo do të nxjerr jashtë.
Një motër është një krahrorë i vazhdueshëm për të qarë dhe, pa marrë parasysh sa herë ndjehesh sikur je një barrë, me të, nuk është kurrë kështu.
Dhe thellësisht, ju jeni mirënjohës që keni dikë së cilës gjithmonë mund t’i ankoheni, pa u ndier sikur po bëheni e tepërt.
Ajo do t’ju dëgjojë sikur kjo të ishte puna e saj.
Motra është një nga gjërat më të bukura në botë. Motrat ndajnë një lidhje unike që tejkalon shpjegimin.
Ndonjëherë, ju të dyja mund të lexoni fjalë për fjalë mendjet e njëra-tjetrës.
Niveli i afërsisë dhe lidhja që ndani me motrën tuaj është e pashembullt – për të mos përmendur efektet pozitive që një motër mund të ketë tek ju.
Ajo ju bën juve të dëshironi të jeni një person më i mirë. Ajo ju shtyn përpara dhe ju dhuron dashuri të fortë kurdo që keni nevojë për të.
Ajo kurrë nuk do të të lejojë të heqësh dorë nga vetja, pa marrë parasysh sa shumë mundohesh ta largosh atë.
Motrat nuk largohen kurrë. Dhe kjo është bukuria e gjithë kësaj.
Dhe sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, motrat ndajnë disa tipare vërtet të pabesueshme që shumica e njerëzve përreth jush thjesht nuk mund t’i kuptojnë.
Pra, nëse jeni me fat të keni një motër (ose më shumë), vlerësoni prezencën e saj dhe thuajini asaj se sa shumë e dëshironi.
Ajo është një nga njerëzit e paktë në këtë botë me të cilën do të jesh gjithë jetën. Ajo është e vetmja me të cilën ndani këto 7 tipare të jashtëzakonshme që e bëjnë lidhjen tuaj thjesht të pathyeshme.
- Motrat e dinë edhe pa e thënë kur diçka nuk është në rregull
Motra juaj gjithmonë e di kur diçka nuk është në rregull, dhe ju as që mund ta mohoni atë.
Pavarësisht se sa shumë po përpiqeni të pretendoni sikur jeni në rregull dhe duke veshur fytyrën tuaj më një pamje të mirë, ajo gjithmonë do të shohë atë të duhurën tek ju.
Ky është një bekim në maskim sepse ajo kurrë nuk do t’ju lejojë të kaloni e vetme nëpër diçka.
Dhe kjo është diçka për të cilën duhet të jesh jashtëzakonisht mirënjohëse. Të kesh dikë që mund të lexojë mendjen tënde dhe të jetë aty për ty kur as nuk i kërkon që të jetë, është dhurata më e madhe që ndonjëherë mund ta kesh.
- Motrat mund t’i tregojnë njëra-tjetrës edhe gjërat më të sikletshme pa u menduar dy here
Të qenit në gjendje të ndani detajet më të sikletshme dhe të diskutueshme të jetës tuaj me motrën tuaj është diçka që shumica e njerëzve ëndërrojnë.
Kujt tjetër do ti tregonit (pa e pasur frikën e gjykimit) që sapo e keni bërë një marrëzi dje me dikë të panjohur?
Me kë tjetër do t’i ndani sekretet tuaja të mërzitshme, pa pasur nevojë të shqetësoheni se ajo do t’ju zbulojë?
Me motrat, nuk ka diçka të tillë si përtej kufijve. Do t’i tregosh asaj se e ke vrarë dikë dhe ajo do të të ndihmojë menjëherë të fshehësh trupin.
Ajo që po përpiqem të them është, se ajo është mbajtësi juaj më i sigurt i sekretit dhe asgjë nuk krahasohet me këtë.
- Motrat kanë një gjuhë të tyre
Motrat mund të flasin pa thënë asnjë fjalë. Një vështrim është i mjaftueshëm për të ditur saktësisht se çfarë motra juaj po përpiqet t’ju tregojë.
Ju madje mund të keni një gjuhë të bërë vetë që e keni përdorur që kur keni qenë fëmijë ose një shtrëngim dore të fshehtë që askush nuk e kupton!
Ju jeni rritur bashkë, dhe kjo është arsyeja pse ju mund të komunikoni me kaq pak fjalë, dhe gjithsesi ta kuptoni njëra-tjetrën në mënyrë perfekte.
Është një lidhje që jo shumë e kanë, dhe ky nivel i veçantë komunikimi e bën motrën absolutisht të paçmuar.
- Motrat i tregojnë njëra-tjetrës të vërtetën e rëndë atëherë kur askush nuk do ta bëjë
Motra juaj është e vetmja që do t’ju tregojë se jeni në rrugës për ta shkatërruar jetën tuaj nëse nuk filloni të bëni disa ndryshime.
Motra juaj është e vetmja që do t’ju tregojë se burri që mendoni se është i juaji është në të vërtetë një maskara që po ju përdor dhe se ai nuk ju meriton juve.
Ajo është e vetmja që gjithmonë do t’ju tregojë saktësisht se si është, pa marrë parasysh sa dhemb.
Dhe kjo për shkak se ajo nuk mund të qëndrojë rehat duke e parë jetën tuaj të shkatërrohet. Ajo më përpara do të pranonte që ju të inatoseshit me të se sa të ju shihte me diçka shumë më të pakët se sa që e meritoni.
- Motrat e dinë gjithmonë si ta gëzojnë njëri-tjetrin
Ju mund të jeni në humor të keq, dhe dita juaj gjithashtu mund të jetë e keqe. Dhe kush mendoni se do të ju bëjë të qesheni? Është e saktë – motra juaj!
Ju nuk do të doni të qeshni. Por ajo ju njeh më mirë sesa që e njihni veten, dhe ajo do të sigurohet që ta bëjë ditën tuaj shumë më të ndritshme.
Mbi të gjitha – kjo është detyra e saj! Dhe për ju, ajo do të jetë gjithmonë e gatshme.
- Motrat admirojnë dhe respektojnë njëra-tjetrën më shumë se kushdo tjetër
Pavarësisht se sa herë ju luftoni mbi atë bluzë apo sa herë ajo vihet nën lëkurën tuaj, motra juaj është personi që ju admironi më së shumti në botë.
Ju admironi forcën e saj, këmbënguljen e saj dhe mbi të gjitha, mirësinë dhe durimin e saj.
Me siguri nuk do ta tregoni kurrë kurrë këtë … por nëse do të mund të zgjidhni të ishit dikush tjetër në këtë botë, do ta zgjidhnit atë.
Ajo është modeli juaj i roleve dhe personi me të cilin shikoni me respekt të plotë. Për sytë e tu, nuk është askush tjetër si motra juaj.
- Motrat do të bënin gjithçka për rrahjet e zemrës së njëra-tjetrës
Nuk ka rëndësi se cili është problemi dhe nuk ka rëndësi se ku je.
Nëse e thërrisni motrën tuaj në mes të natës, e shqetësuar, ajo nuk do të mendojë dy herë. Ajo do të dalë nga shtëpia brenda disa minutave dhe do të vij drejt jush.
Kjo është ajo e gjitha me të cilën ka të bëjë motërzimi. Kur ju keni nevojë për të – ajo është aty.
Ju e thërrisni atë – ajo vjen, pavarësisht sa e zënë është. Ju dëshironi të hiqni dorë nga jeta – ajo nuk e lë derisa të jetë e sigurt që jeni duke bërë më mirë.
Motrat kujdesen për njëra-tjetrën në një nivel krejt tjetër. Nëse ju vuani, ajo vuan gjithashtu.
Dhe kjo është arsyeja pse ju gjithmonë do të keni një krah për t’u mbështetur dhe një partner gjatë jetës për sa kohë që ajo është gjallë.
Me motrën tuaj, ju do të jeni e sigurtë për gjithë jetën.