Sidoqoftë… Basha mund të jetë kryeministri i rradhës

Analizë Opinion

Nga Eduard Zaloshnja

Jo pak opozitarë u shtangën (madje u ofenduan “intelektualisht”), kur panë një ndër rezultatet e sondazhit tim të fundit, sipas të cilit rezultonte se 87% shqiptarëve ishin dakord me masat karantinuese të ndërmara nga qeveria Rama deri më 17 prill (ndërkohë, vetëm 29% mendonin se ndihma ekonomike ishte e mjaftueshme).

Për opozitarët e shtangur nga sondazhi im, vlen të sillet në kujtesë fakti se Xhorxh Bushi (i vjetri) arriti kuotën pozitive 91% në sondazhe, pas suksesit në Luftën e Kuvajtit (shkurt 1991), por i humbi zgjedhjet disa muaj më vonë, si rezultat i situatës së keqe ekonomike në SHBA.

I solla këta dy shembuj, që kolegët e mij të mos bëjnë krahasime me rezultate sondazhesh në regjime totalitare, sepse Xhorxh Bush (i riu), arriti kuotën pozitive 92% në sondazhe pas 11 shtatorit 2001, por u largua nga Shtëpia e Bardhë në koutën 31%… Le të rikthehemi në Shqipëri!

Pavarësisht se në sondazhin tim të fundit, shumica dërrmuese e të anketuarve i miratonin masat karantinuese të qeverisë në kuadër të pandemisë COVID-19, vetëm 29% e konsideronin të mjaftueshme ndihmën ekonomike të qeverisë. Dhe këtu mund të jetë hapësira elektorale që opozita mund ta shfrytëzojë.

Kuptohet, në qoftë se Basha, si lider i saj, di ta shfrytëzojë…. Sepse partitë që janë sot në opozitë kanë marrë së bashku mbi 800 mijë vota në të shkuarën, ndërsa PS-ja maksimumin historik e ka 765 mijë vota!

Share: