Ligji i ri, Haradinaj paralajmëron shkurtimin e ministrive

Aktualitet Kryesore Politikë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar Ligjin për Qeverinë, i cili parashikon zvogëlimin e numrit të të zgjedhurve dhe saktësimin e përgjegjësitë për secilin ministri dhe zyrtar të saj. Shefi i ekzekutivit pas takimit me Komisionin për Hartimin e Ligjit për Qeverinë tha se ky  është ligji më i rëndësishëm që kanë. Ramush Haradinaj beson se ligji për qeverinë do të jetë më i miri në rajon.

Sipas tij, i njëjti do të arrijë të rregullojë numrin e të zgjedhurve politik, dhe mënyrën e ndarjes së përgjegjësive.

“Me këtë ligj ne nuk bëjmë vetëm zvogëlimin mekanik të numrit të të zgjedhurve, por ne bëjmë një hap shumë më përpara, pra saktësojmë përgjegjësinë e secilit mënyrën e marrjes së përgjegjësisë, mënyrën e zbatimit, raportimit, mendojmë që nuk lëmë vakume sa i përket qeverisjes”, tha ai.

Haradinaj para gazetarëve tha se tashmë kanë nxjerr mjaftueshëm mësime se si duhet vepruar tutje me qeverisjen në vend.

“Kemi hy tash në një ligj jashtëzakonisht të rëndësishëm, ndoshta edhe më i rëndësishmi nga ato që kemi kaluar, është ligji për qeverinë.

Në Kosovë është krijuar një traditë dhe një njohje për qeverisjen, mendoj që tanimë e dimë që edhe kemi nxjerr mësime si duhet vepruar më tutje me qeverisjen në vend. Jam inkurajuar me punën që kanë bërë komisioni dhe besoj që do t’i japim Kosovës ndoshta ligjin më të mirë për qeverinë, që ka rajoni”, tha ai.

Share: