(Video) Policia jep detaje nga përleshja në plazhin e Shëngjinit: Ishin 6 persona, u goditën me sende të forta

Aktualitet Kronikë

Pamjet e një përleshje masive që ka ndodhur në plazhin e Shëngjinit po qarkullojnë në mediat sociale.

Sic shihet në videon më poshtë, në sherr janë përfshirë një grupi të rinjsh, e motivet e zënkës mbeten të paqarta.

 

 

Kanë qenë turistët dëshmitarë që kanë shpërndarë edhe videon në rrjetet sociale.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur rreth mesditës së 31 korrikut. Raportohet gjithashtu se disa prej personave të përfshirë në sherr kanë qenë pushues nga Kosova.

 

shengjin-sherri-607x450

REAGON POLICIA

Sot, 1 gusht, në njoftimin e saj, policia e Lezhës raporton se kanë qenë 6 persona që janë konfliktuar dhe ata janë proceduar në gjendje të lirë.

“Këta shtetas, më datë 31.07.2019, në Shëngjin, për motive të dobëta, kanë dëmtuar njëri-tjetrin duke u goditur me sende të forta”, sqarojnë blutë.

NJOFTIMI

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë filluan procedimin penal, në gjëndje të lirë, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” për shtetasit;
-B.P., E.P., B.A., I.P.,E.P., dhe B.A.

Këta shtetas, më datë 31.07.2019, në Shëngjin, për motive të dobëta, kanë dëmtuar njëri-tjetrin duke u goditur me sende të forta

 

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme

Share: