Thënie nga Milan Kundera, Bob Dylan, Tolstoy dhe Nietzsche!

Kryesore Kulturë Libri Reportazh / Profil

“Të bësh dashuri me një grua dhe flesh me një grua janë dy pasione të ndara, jo vetëm të ndryshme, por edhe të kundërta.

Dashuria nuk e ka nevojën për ta ndjerë dëshirën për çiftim ( një dëshirë kjo e cila zgjerohet në një numër të pakufizueshëm të grave), por e ka dëshirën për gjumin e përbashkët (një dëshirë kjo e cila limitohet vetëm tek një grua.)”

“Dashuria është përgjërimi për gjysmën e vetes tonë të cilën e kemi humbur.”

“Dashuria mund të lind nga një metafor e vetme.”

“Dashuria fizike është e paimagjinueshme pa dhunën.”

“Emocioni i dashurisë na jep të gjithë neve një iluzion mashtrues të njohjes së tjetrit.”

– Milan Kundera


“E ardhmja për mua tashmë është diçka e kaluar – Ti ishe dashuria ime e parë dhe do të jesh e fundit.”

“Disa njerëz e ndjejnë shiun. Të tjerët thjeshtë lagen.”

“I’a dhash asaj zemrën, por ajo e donte shpirtin tim.”

“Ju nuk mund të jeni të dashuruar dhe të mençur në të njejtën kohë.”

“Një hero është dikush që e kupton përgjegjësin e cila vjen me lirinë e tij.”

“Mendoj se gratë e sundojnë botën dhe se kurrë asnjë burrë nuk ka bërë diçka të cilën femrat nuk e kanë lejuar paraprakisht ose që e kanë inkurajuar për ta bërë atë.”

– Bob Dylan


“Asgjë nuk është me nevojshme për një djalosh të ri se sa shoqërimi me një grua inteligjente.”

“Nuk ka madhështi aty ku s’ka thjeshtësi, mirësi dhe të vërtetë.”

“Nëse më dashuron ashtu siç thua – përshpëriti ajo – bëje në atë mënyrë që unë të jem në paqe.”

“Ne jemi të përgjumur deri në momentin që dashurohemi.”

“Njeriu nuk mund të posedoj diçka për aq kohë sa ai i frikësohet vdekjes. Por ai i cili nuk i frikësohet asaj, atij i përket gjithçka.

Nëse nuk do të kishte vuajtje, njeriu nuk do ti njihte limitet e tij, nuk do ta njihte veten.”

– Lev Tolstoy


“Individi duhet gjithmonë të luftoj për ta mbajtur veten të papushtuar nga turma. Nëse e provoni këtë, ju shpesh do të jeni i vetmuar, dhe ndonjëherë edhe të frikësuar.

Por asnjë çmim nuk është shumë i lartë për ta paguar, për privilegjin e posedimit të vetes.”

“Ne e dashurojmë jetën jo sepse jemi mësuar të jetojmë, por sepse jemi mësuar të dashurojmë.”

“Ne e kemi artin për të mos vdekur nga e vërteta.”

“Kur të martoheni, bëjani vetes këtë pyetje: A beson se do të jesh në gjendje të bisedosh me partnerin tënd edhe në moshën e pleqërisë? Çdo gjë tjetër në martesë është kalimtare.”

“Nuk ka fakte por vetëm interpretime.”

– Friedrich Nietzsche

Share: