Policia e Tiranës ka arrestuar 14 protestues pas protestës së djeshme të thirrur nga opozita, të cilët akuzohen se kanë goditur efektivët e policisë me sende të forta.
Sipas burimeve nga policia, protestuesit e akuzuar janë kapur nga kamerat e sigurisë duke kryer veprën penale për të cilën akuzohen.
Ndërkaq mësohet se grupi hetimor i ngritur për këtë rast po vijon analizimin e pamjeve filmike të siguruara nga kamerat e vendosura para parlamentit. Po kështu vijojnë shoqërimet dhe verifikimet edhe nga policitë në qarqe.
Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se ish-deputeti i PD Luan Baçi dhe i biri po hetohen në gjendje të lirë.